Mund t’i fshehësh lehtësisht fotot e tua duke ndjekur këta hapa:
Hap Profilin tënd në aplikacionin dua.com.
Kliko ne ikonën 👤 e profilit në këndin e poshtëm djathtas.
Kliko në fotografinë e profilit.
Aktivizo “Fshih Fotot ” duke e zhvendosur butonin në të djathtë.
- Pasi ta aktivizosh do të të shfaqet një mesazh konfirmimi dhe të duhet të pranosh të dy kushtet për të vazhduar.
- Pasi të konfirmohet, të gjitha fotot e tua do të fshihen nga përdoruesit e tjerë.
Shënim: Kjo veçori është e disponueshme vetëm për përdorueset femra.