Për të shtuar më shumë foto në profilin tënd, ndiq këta hapa:
Hap aplikacionin dua.com dhe shko te Profili yt.
Kliko ne fotografinë e profilit.
Kliko ne ikonën (+) për të shtuar një foto të re.
Zgjidh "Lejo aksesin e të gjitha fotografive" nëse nuk e ke bërë tashmë.
Zgjidh fotografinë që dëshiron të ngarkosh dhe kliko “Vazhdo.”
Fotografia e zgjedhur do të shtohet në profilin tënd.
Kujdes: Çdo foto që ngarkon në profilin tënd duhet të jetë në përputhje me udhëzimet tona. Shtimi i fotove që nuk lejohen mund të çojë në bllokimin e përhershëm të profilit dhe humbjen e verifikimit.
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na shkruaj këtu