Për të bllokuar kontaktet dhe për të parandaluar që dikush që e njeh të të shohë në dua.com, të lutem ndiq hapat e mëposhtëm:
- Hap profilin tënd në dua.com.
- Kliko te "Cilësimet".
- Kliko te "Blloko Kontaktet".
- Lejo që dua.com të ketë akses te kontaktet e tua.
- Kërko kontaktet që dëshiron të bllokosh, dhe
- Kliko te "Blloko."
Nëse dëshiron të bllokosh dikë që nuk është në listën tënde të kontakteve, mund ta shtosh manualisht në kontaktet e tua dhe më pas ta bllokosh. Për ta bërë këtë, ndiq këto hapa:
- Hap “Cilësimet” në profilin tënd në dua.com.
- Kliko te "Blloko Kontaktet".
- Kliko te ikona "+" në të djathtë të ekranit tënd.
- Shkruaj informacionet e kontaktit (emri ndhe numri i telefonit), dhe kliko "Blloko."
Nëse informacioni i kontaktit që ke përdorur për të bllokuar dikë nuk përputhet me informacionin që ata kanë përdorur për t'u regjistruar, ne nuk mund të parandalojmë që ju të shihni njëri-tjetrin.
Shënim:
- Kur bllokon dikë, ata nuk do të njoftohen.
- Bllokimi i dikujt nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë një llogari në dua.com.
- Bllokimi i kontakteve nuk ndikon te pëputhjet apo mesazhet e tua ekzistuese.
- Mund të ndalosh ndarjen e kontakteve tua ne Cilësimet e telefonit tënd.
- Nëse nuk dëshiron t’i japësh dua.com akses te kontaktet e tua, mund t’i bllokosh manualisht kontaktet që preferon.
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na shkruaj këtu