Funksioni "Boost Profile" rrit shikueshmërinë duke shfaqur profilin tënd tek një numër më i madh përdoruesish. Është një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr më shumë vëmendje dhe për të rritur shanset tua për t'u lidhur me të tjerët.
Hapat për të aktivizuar Boost si përdorues freemium:
Opsioni I
- Hape aplikacionin dua.com dhe hyr në llogarinë tënde.
- Shtype ikonën 👤 në pjesën e poshtme të ekranit për të hyrë në profilin tënd.
- Në qendër të profilit tënd, kliko në "Boost" (simboli i rrufesë).
- Zgjidh paketën Boost që përshtatet më së miri me nevojat tua dhe shtyp 'Blej"
- Hyr tek pagesa për të përfunduar blerjen.
- Kliko "Aktivizo" për të filluar Boost.
Opsioni II
- Hape aplikacionin dua.com dhe hyr në llogarinë tënde.
- Shtype ikonën e shtëpisë në fund të ekranit për të hyrë në profilin tënd.
- Në krye të ekranit kliko ikonën "Boost" (simboli i rrufesë).
- Zgjidh paketën Boost që përshtatet më së miri me nevojat tua dhe shtyp 'Blej".
- Hyr te pagesa për të përfunduar blerjen.
- Kliko "Aktivizo" për të filluar Boost.
Si të aktivizosh Boost si përdorues premium:
- Hape aplikacionin dua.com dhe hyr në llogarinë tënde.
- Shtyp ikonën 👤 në pjesën e poshtme të ekranit për të hyrë në profilin tënd.
- Kliko "Boost".
- Kliko "Aktivizo" për të filluar Boost
Si përdorues Premium, ti merr boosts falas si pjesë e abonimit tënd. Megjithatë, ti gjithashtu mund të blesh Boosts shtesë nëpërmjet paketave in-app nëse dëshiron.
Shënim I: Për të zhbllokuar dhe aktivizuar funksionin Boost, së pari duhet të përfundosh procesin e verifikimit të profilit.
Shënim II: Një Boost zgjat për 30 minuta nga momenti që e aktivizon. Pas përfundimit të sesionit Boost, ti do të marrësh një përmbledhje se sa më i dukshëm ishte profili yt gjatë asaj kohe.
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na shkruaj këtu