Nëse ke harruar fjalëkalimin ose dëshiron të vendosesh një të ri, ndiq këto hapa të thjeshtë për ta rivendosur atë:
Hap aplikacionin dua.com dhe zgjidh "Kyçu."
Zgjidh "E-mail" si metodën e hyrjes.
Kliko në "Ke harruar fjalëkalimin?"
Shkruaj adresën tënde të email-it dhe kliko "Vazhdo."
Vendos një fjalëkalim të ri dhe konfirmoje atë.
Kontrollo email-in tënd për kodin 6-shifror të verifikimit të dërguar nga dua.com.
Shkruaj kodin e verifikimit në aplikacion dhe kliko "Vazhdo." Nëse nuk të vjen email-i me kodin e verifikimit, kontrollo folderin Spam/Junk, pasi kodi i verifikimit mund të jetë aty.
Fjalëkalimi yt tani është rivendosur me sukses dhe do të ridrejtohesh në llogarinë tënde.
Vëmendje:
Këto udhëzime vlejnë vetëm nëse je regjistruar duke përdorur adresën e email-it ose numrin e telefonit. Nëse je regjistruar me Apple, Google ose Facebook, duhet ta ndryshosh fjalëkalimin drejtpërdrejt te metoda përkatëse, jo direkt në dua.com.
Ende nuk ke arritur të vendosësh një fjalëkalim të ri? Na shkruj këtu, dhe ekipi ynë do të të ndihmojë më tej.