Nëse ke mbetur pa profile për të shfletuar në dua.com, mund të ketë disa arsye se pse ka ndodhur kjo:
- Si përdorues Freemium ke pëlqime të kufizuara
Si përdorues Freemium, numri i pëlqimeve që mund të dërgosh është i kufizuar. Pasi të arrish limitin e përditshëm, nuk do të mund të slide më në profile të reja derisa limiti të rifreskohet. - Ka më pak përdorues te dua.com në zonën tënde
Nëse ndodhesh në një vend me më pak përdorues aktivë, mund të mbetesh pa profile të reja për të parë. Provo të përdorësh funksionin "Flight" për të eksploruar vende të reja ku më shumë persona përdorin aplikacionin. - Filtrat e tua mund të jenë shumë të kufizuara
Nëse filtrat e moshës ose distancës janë shumë të kufizuara, mund të mos shfaqen shumë profile. Provo t'i zgjerosh ata për të pasur më shumë mundësi për përputhje!
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na shkruaj këtu dhe ne do të ndihmojmë.