Nëse ke vendosur të fshish llogarinë tënde në dua.com, ndiq këto hapa:
- Hape profilin tënd në dua.com.
- Shko te "Cilësimet".
- Kliko te "Cilësimet e Llogarisë".
- Shko poshtë dhe zgjidh "Fshij llogarinë".
- Kliko "Fshij llogarinë time", pastaj "Fshij llogarinë time përgjithmonë".
- Zgjidh arsyen pse dëshiron të fshish llogarinë tënde.
- Kliko "Po, fshij llogarinë time" dhe konfirmo veprimin.
Shënim:
- Profili yt do të fshihet pas 30 ditësh. Gjatë kësaj periudhe, mund të kyçesh përsëri për të anuluar fshirjen.
- Gjatë 30 ditëve të pritjes, profili yt do të jetë i padukshëm për përdoruesit e tjerë.
- Pas 30 ditësh, llogaria jote, së bashku me të gjitha përputhjet dhe bisedat, do të fshihet përgjithmonë.
Ke nevojë për ndihmë? Na shkruaj këtu për asistencë.