Në dua.com mund të kyçesh duke përdorur të njëjtën metodë me të cilën ke krijuar llogarinë:
Apple ID (iOS)
Google
Facebook
Email
Numër telefoni
Pse shoh vetëm një metod të kyçjes?
Gjatë kyçjes, do të shfaqet vetëm metoda që është përdorur për të krijuar llogarinë tënde.
Për shembull:
Nëse je regjistruar me Apple ID, do të shohësh vetëm “Vazhdo me Apple”
Nëse je regjistruar me Google, do të shohësh vetëm “Vazhdo me Google”
Kjo nuk do të thotë që metodat e tjera të regjistrimit nuk janë të disponueshme. Është thjesht një kujtesë se si je regjistruar herën e fundit dhe ndihmon në parandalimin e krijimit të shumë llogarive.
A mund të krijoj një llogari të re me një metodë tjetër?
Po, por llogaria aktuale duhet të fshihet fillimisht.
Për të kërkuar fshirjen e llogarisë, të lutem kontakto Kujdesin tonë ndaj Klientit dhe dërgo një kërkesë për fshirje. Pasi llogaria jote të fshihet, do të mund të krijosh një të re duke përdorur një metodë tjetër regjistrimi.