Pasi të regjistrohesh duke përdorur njërën nga opsionet e disponueshme, ndiq këto hapa për të krijuar profilin tënd:
- Zgjidh gjininë, pastaj shkruaj emrin dhe datëlindjen tënde.
- Aktivizo aksesin në lokacion (zgjidh “Lejo gjatë përdorimit të aplikacionit”). Më vonë, mund ta ndryshosh në cilësimet e telefonit në “Gjithmonë” për të pasur qasje në më shumë veçori të aplikacionit.
- Ngarko tre fotografi të tua dhe kliko “Vazhdo.”
- Kliko në “Verifiko profilin” për të filluar procesin e verifikimit.
- Kliko në “Trego kush je” dhe plotëso të gjitha informacionet e kërkuara rreth teje.
Shënim: Verifikimi i profilit është i detyrueshëm. Nuk mund të përfundosh krijimin e profilit apo të përdorësh aplikacionin pa e përfunduar fillimisht këtë hap.
Pasi t’i përfundosh këto hapa, profili yt është gati! 🎉 Fillo të eksplorosh, të lidhesh dhe të shijosh eksperiencën në dua.com. ❤️
Nëse ke nevojë për më shumë ndihmë në krijimin e profilit tënd? Na shkruaj këtu.