Nëse has këtë mesazh gjatë përpjekjes për t'u abonuar "Your payment method is not valid at this store. Please add a new payment method." Kjo ndodh kur vendi i lëshimit të kartës tënde të kreditit nuk përputhet me rajonin e Apple ID-së tënde. Ndiq këto hapa për ta rregulluar:
- Hap Cilësimet në iPhone-in tënd.
- Kliko mbi Apple ID (emri yt në krye të ekranit).
- Zgjidh "Media & Purchases", pastaj kliko "View Account".
- Vendos fjalëkalimin e Apple ID ose përdor Face ID.
- Zgjidh "Country/Region", pastaj kliko "Change Country or Region".
- Zgjidh vendin ku është lëshuar karta jote e kreditit.
- Kliko "Agree" për të konfirmuar ndryshimin.
- Në Payment Method, nëse nuk dëshiron të shtosh një metodë të re pagese, zgjidh "None" dhe përditëso adresën e faturimit.
- Kliko "Next" për të ruajtur ndryshimet.
Nëse nuk ke shtuar ende një metodë pagese, ndiq këto hapa:
- Hap sërish Cilësimet.
- Kliko mbi Apple ID.
- Shko te "Payment & Shipping".
- Shto të dhënat e bankës.
- Kliko "Done."
Pasi të përfundosh këto hapa, provo të abonohesh përsëri. Nëse problemi vazhdon, ri-starto pajisjen tënde dhe sigurohu që rajoni i Apple ID-së është ndryshuar saktë.
Ke ende nevojë për ndihmë? Na shkruaj këtu, dhe ekipi ynë i Support-it do të të ndihmojë.