Abonimi Premium nuk është i disponueshëm për pajisjet Android ne Kosovë, pasi Google Play Store nuk e njeh Kosovën si rajon zyrtar. Mënyra e vetme për të aktivizuar blerjen është përdorimi i një VPN për të ndryshuar vendndodhjen në Play Store.
Si mund ta blesh Premium në Android?
Ndiq hapat si më poshtë:
Shkarko dhe instalo Aptoide APK nga shfletuesi: aptoide.com
Hap Aptoide dhe kërko: TurboVPN – Secure VPN Proxy
Instalo TurboVPN.
Nëse të kërkohet, shko te Settings dhe lejo instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura. Pasi ta japësh lejen, kthehu dhe përfundo instalimin.
Hap TurboVPN dhe lidhu me një shtet që mbështet pagesat në Google Play (p.sh. Gjermania (DE) ose Austria (AT)).
-
Pastro të dhënat e Google Play Store:
- Mbaje të shtypur aplikacionin Play Store
- Zgjidh App Info
- Shko te Storage
- Zgjidh "Clear Data" Hap aplikacionin dua.com.
Shko te faqja Premium dhe vazhdo me blerjen.
Çfarë nëse ende nuk mund ta blesh Premium?
Nëse Premium nuk shfaqet ende pas përfundimit të këtyre hapave, dërgo një kërkesë për ndihmë që ekipi ynë të të ndihmojë me tej.