Abonimi Premium nuk është i disponueshëm për pajisjet Android, pasi Google Play Store nuk e njeh Kosovën si rajon zyrtar. Mënyra e vetme për të aktivizuar blerjen është përdorimi i një VPN për të ndryshuar vendndodhjen në Play Store. Ndiq këto hapa për ta rregulluar:
Hapi 1: Ndrysho Vendndodhjen me VPN
Shkarko një aplikacion VPN (p.sh. HMA VPN).
Regjistrohu dhe hyr në VPN.
Zgjidh Shqipërinë si vend dhe lidhu me VPN-në.
Hapi 2: Rivendos Google Play Store
Hap Cilësimet në telefonin tënd.
Shko te Aplikacionet > Google Play Store.
Kliko "Force Stop" (poshtë djathtas).
Shko te Storage > Clear Data > Delete për të pastruar të dhënat.
Hapi 3: Përditëso lokacionin në Play Store
Hap Google Play Store.
Kliko mbi ikonën e profilit (sipër djathtas).
Shko te Payment & Subscription > Payment Methods.
Nëse nuk ke një metodë pagese, shto një të re.
Shko te Settings > General > Account and Device Preferences.
Kontrollo nëse vendndodhja është Shqipëria.
Hapi 4: Abonohu në Premium
Hap aplikacionin dua.com.
Kliko "Go Premium" dhe vazhdo me hapat e pagesës.
Nëse ke ende probleme, na shkruaj këtu.