Po, të dhënat e të gjithë përdoruesve trajtohen sipas standardeve më të larta të mbrojtjes së privatësisë.
Ne do të mbajmë të dhënat tua të sigurta dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur ato nga humbja, qasja e paautorizuar, keqpërdorimi ose ndryshimi. Punonjësit dhe partnerët tanë që kanë akses në të dhënat tua janë të detyruar ligjërisht të ruajnë konfidencialitetin dhe të respektojnë dispozitat e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave.
Ne kemi miratuar të gjitha rregulloret për privatësinë e të dhënave dhe kemi angazhuar kompani vendase dhe ndërkombëtare të sigurisë kibernetike për të testuar infrastrukturën tonë.
Për të forcuar më tej sigurinë e të dhënave, ne po zbatojmë ISO/IEC 27001 Information Security Management System, duke siguruar përputhshmëri me standardet globale të sigurisë.