Nëse dëshiron të raportosh dikë për një mashtrim, na shkruj këtu dhe na dërgo informacionet e nevojshme. Për të na ndihmuar me trajtimin e çështjes, na dërgo një screenshot të profilit në pyetje ose ndiq hapat e mëposhtëm për ta raportuar atë direkt nga profili yt.
Ja si:
- Kliko mbi emrin e personit që dëshiron ta raportosh
- Kliko mbi tri pikat që sheh në anën e djathtë të ekranit,
- Kliko "Raporto"
- Pasi të klikosh "Raporto", do të shohësh një listë me opsione për arsyen pse po raporton atë profil.
- Zgjidh arsyen tënde (p.sh., profil i rremë/foto e rremë)
- Kliko "Tjetër" nëse arsyeja jote nuk është e listuar dhe na jep një shpjegim më të detajuar.
- Së fundmi, kliko "Dërgo."
Ne e marrim seriozisht sigurinë e përdoruesit dhe integritetin e platformës sonë. Raportimi yt do të na ndihmojë të hetojmë dhe të marrim veprimin e duhur.
Faleminderit që na ndihmon të mbajmë një komunitet të sigurt dhe të respektueshëm!