Në dua.com ti mund ta raportosh një profil që nuk të duket i përshtatshëm gjatë procesit të shfletimit të profileve ose pasi të përputheni.
Për ta raportuar një profil ndiq instruksionet e më poshtme:
- Kliko mbi emrin e personit që dëshiron ta raportosh
- Kliko mbi tri pikat që sheh në anën e djathtë të ekranit
- Kliko "Raporto"
- Pasi të klikosh "Raporto", do të shohësh një listë me opsione për arsyen pse po raporton atë profil.
- Zgjidh arsyen tënde (p.sh., profil i rremë/foto e rremë)
- Kliko "Tjetër" nëse arsyeja jote nuk është e listuar dhe na jep një shpjegim më të detajuar.
- Së fundmi, kliko "Dërgo."
Pasi të raportosh dikë, profili zhduket dhe nuk do të shfaqet më në kartat tua.
Çdo raport që përdoruesit dërgojnë shqyrtohet me kujdes nga Ekipi ynë i Mbështetjes. Të gjitha raportet tuaja ndihmojnë për të mbajtur komunitetin të sigurt.
Për të bllokuar një profil, ndiq udhëzimet si më poshtë:
- Kliko mbi emrin e personit që dëshiron ta bllokosh
- Shtyp tre pikat që sheh në këndin e djathtë të ekranit
- Kliko "Bllok."
Shënim: Jini të vetëdijshëm se nuk mund të zhbllokoni/fshini një raport nga dikush pasi t'i keni bllokuar/raportuar.