Para se të fillosh një telefonatë ose video thirrje, sigurohu që kriteret e mëposhtme të plotësohen:
- Duhet të jesh i përputhur me personin që të kryesh telefonatën/video thirrjen.
- Si ti ashtu edhe personi që je përputhur duhet të keni profile të verifikuara, pra, të jeni të pajisur me bexhin 2.0.
- Ti dhe personi që je përputhur duhet të aktivizoni lejet e telefonatave/video-thirrjeve.
Si të aktivizoj lejet e telefonatave/video-thirrjeve?
- Kliko ikonën e telefonatës/video-thirrjes
- Kliko "Lejo telefonatat dhe videot"
- Shtyp "OK" për t'i dhënë dua.com qasje në mikrofon dhe kamerën e telefonit tënd.
Tani mund të bësh një telefonatë ose video thirrje duke klikuar mbi ikonat e tyre. Personi tjetër do të njoftohet për telefonatën/video-thirrjen tënde hyrëse, të cilën mund ta pranojë ose ta refuzojë.
Shijo takimin tënd virtual! 🥰